Aktualitet

Samiti i BERZH në Londër! Krah Kurtit, Rama: Kemi projekte masive për energjinë

28 Shkurt 2022, 12:20 Nga DOSJA
Samiti i BERZH në Londër! Krah Kurtit, Rama: Kemi projekte masive

LONDËR– Kryeministri Edi Rama ishte prezent ditën e sotme në Samitin për Investime në Ballkanin Perëndimor 2022, në Londër, të organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Të pranishëm janë dhe homologët e tij të rajonit, përfshirë kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri i vendit, vuri theksin në disa prej prioriteteve të Shqipërisë gjatë viteve të ardhme, investime të rëndësishme dhe zhvillimin e ekonomisë sonë. Ai tha se në Shqipëri do të ndodhë një projekt masiv në energji, si dhe shtoi se po punohet për prodhimin e gazit të lëngshëm natyror që do të nisë për pak javë falë bashkëpunimit dhe marrëveshjes me amerikanët.

Kreu i shtetit i Kosovës vlerësoi se Kosova ka një popullatë të re dhe se ata i njohin shumë mirë gjuhët e huaja, anglisht dhe gjermanisht. Kurti foli për mbështetjen që Qeveria e Kosovës u jep qytetarëve për projekte të ndryshme.

“Ne kemi mbështetur të rinjtë me projekte të ndryshme, por edhe me bursa. “Një mundësi e mirë për investitorët është që ne kemi monedhën euro dhe shumica e pagesave bëhen online”, tha ai.

Ndërkohë, kryeministrja e Serbisë Ana Brnabić po i ndjek punimet online, pasi nuk ka udhëtuar drejt Londrës. Përmes video-lidhjes, ajo kujtoi se zgjedhjet në Serbi do të mbahen “praktikisht pas një muaji” dhe se ajo është “kryeministrja në largim”.  Samiti u hap nga presidenti i BERZH-it Odile Reno Basso dhe komisioneri i Fqinjësisë dhe Zgjerimit Evropian Oliver Varhely. Në Samitin e Investimeve për Ballkanin Perëndimor marrin pjesë edhe kryeministrat e Malit të Zi Zdravko Krivokapiç, Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, dhe kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës Zoran Tegeltija.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

“Kokë më kokë”/ Rama takim me kryeministrin Johnson, i tregon diçka…

Investimet e BE në Ballkanin Perëndimor dhe lufta në Ukrainë, Rama takohet me Varhelyi

Rama: Po përgatisim investime masive në energji, do prodhojmë gaz të lëngshëm natyror

‘Pse duhet investuar në Shqipëri?’/ Samiti i BERZH, Rama: Jemi parajsë e turizmit

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama rama ne londer edi rama rama ne londer

Sondazh

Poll