Aktualitet

Kundër Jozefina Topallit, PD: “Moldavja” e Metës në Shkodër,kush zgjedh Berishën,mban Ramën

28 Shkurt 2022, 21:34 Nga DOSJA
Kundër Jozefina Topallit, PD: “Moldavja” e Metës në

TIRANË– Partia Demokratike kanë sulmuar ish-kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topallin dhe presidentin Ilir Meta duke risjellë një video të vjetër debati në Kuvend mes tyre, duke e lidhur me zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Në postimin e bërë, PD ka reaguar duke sulmuar koalicionin “Shtëpia e Lirisë” si dhe kreun e PSD-së Tom Doshin për “betejën” e marrjes së Bashkisë Shkodër. PD me anë të një postimi në Facebook shkruan se në 6 mars shqiptarët do të vendosin nëse do ta lënë bashkinë në administrim të Tom Doshit apo do të refuzojnë “non-gratat”, duke iu referuar Doshit dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Gjithashtu Partia Demokratike ka thotë se sot “moldavja” (Jozefina Topalli) e Ilir Metës kërkon vota në Shkodër për partinë e tij. “Term” ky që është përdorur nga Doshi ndaj Ilir Rusmailjit në vitin 2012, me konotacion fyes.

“Sot kërkon vota e demokratëve për partinë e tij, por Metën e quan mafie. Demokratët dhe shkodranët nuk gënjehen nga mashtrimet e mafias, apo non grateve që duan ta përdorin Shkodrën për hallet e tyre. Shkodranët në 6 mars do të vendosin nëse do ta lënë bashkinë në administrim të TOM DOSHIT apo do të refuzojnë non gratat. Demokratët në 6 mars do të vendosin nëse do ta kenë bashkinë në administrim të LSI, mafias siç e quan zonja që sot urren PD. Zgjedhja s’ka qenë kurrë më e qartë: Kandidatët e non gratave apo birin e tyre Xhemal Bushatin! Partinë e non-gratave, apo Partine Demokratike të Shqipërisë! Aleancën me SHBA, apo aleancën e non gratave! Kush zgjedh partinë e re të Metes dhe Berishës, mban në pushtet Ramën, kush zgjedh Ramën, mban Metën dhe Berishën,”-shkruan PD në reagimin zyrtar.

Ndërkohë që Topalli sot ishte e ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, duke dalë edhe njëherë kundër kryedemokratit Lulzim Basha. Por kjo nuk është e re pasi Topalli ka qenë gjithmonë kundër Bashës duke u konsideruar gjithmonë si një nga kritiket e tij më të mëdha. Po ashtu, në të njëjtën intervistë, ajo u shpreh se po ndihmonte “Foltoren” e Berishës, por jo publikisht për të mos dëmtuar në asnjë mënyrë aksionin e nisur nga lideri historik i PD-së.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike ilir meta jozefina topalli ilir meta jozefina topalli

Sondazh

Poll