Aktualitet

Lufta, Basha-qeverisë: Siguroni rezerva! Hiqni TVSH e taksën ‘Rama’ nga karburantet

28 Shkurt 2022, 15:47 Nga DOSJA
Lufta, Basha-qeverisë: Siguroni rezerva! Hiqni TVSH e taksën

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kërkuar nga qeveria e vendit që të bëjë transparencë lidhur me rezervat e shtetit në një kohë kur edhe vendi ynë pritet që të “goditet” nga lufta mes Ukrainës dhe Rusisë. Në një deklaratë urgjente për shtyp, kryedemokrati Lulzim Basha tha se ekonomia e vendit pritet të impaktohet negativisht nga sanksionet që vendi ynë i ka vendosur Rusisë, ndaj dhe Partia Demokratike ka marrë propozuar edhe marrjen e dy masave për lehëtësimin e ‘xhepave’. Nga selia blu, Basha kërkoi që të ulej tatime mbi vlerën e shtuar për të gjithë produktet e shportës, e po ashtu heqjen e taksave nga karburantet, ndërsa gjithashtu shtoi se Shqipëria duhet që të siguronte rezerva të mjaftueshme ushqimore por edhe të karburantëve.


“I bëj thirrje qeverisë të rimarrë në shqyrtim dy masa të propozuara nga Partia Demokratike: 1. Uljen e TVSH për ushqimet e shportës nga 20 në 6 % dhe 2. heqjen e menjëhershme të taksës rama mbi Karburantin prej 240 lekësh për litër,”-tha Basha ndër të tjera në fjalën e tij. Ndërkohë që ende nuk ka marrë asnjë reagim zyrtar nga ana e qeverisë për kërkesat dhe propozimet e bëra.

FJALA E PLOTË E BASHËS:

Të dashur bashkëqytetarë, Ndërsa ndjekim me shqetësim sulmin brutal dhe të paprovokuar të Rusisë mbi Ukrainën dhe qëndrojmë të vendosur pranë popullit të Ukrainës në këto ditë të vështira, me shpresën që ky agresion kundër një shteti sovran, në shkelje të së drejtës ndërkombëtare do të ndalojë sa më parë, Këtu, në vendin tonë, na lind detyra që të minimizojmë sa më parë pasojat e kësaj lufte. Sot siguria jonë nuk është në rrezik të drejtpërdrejtë, edhe falë faktit se Shqipëria është anëtare e NATO-s. Por është e qartë për të gjithë, se agresioni rus ndaj Ukrainës pritet të ndikojë negativisht në ekonomi, nga çmimet e drithërave dhe vështirësimi i sigurimit të tyre, tek cmimi i karburanteve, dhe për rrjedhojë edhe i produkteve dhe shërbimeve të tjera. Për këtë arsye sot i bëj thirrje qeverisë shqiptare të bëjë transparencë mbi gjendjen e rezervave të shtetit, mbi planin e masave apo për masat që ka ndërmarrë për t’u ardhur në ndihmë familjeve në nevojë, të cilat edhe ne kushtet aktuale e kanë të vështirë të përballojnë nevojat bazë. Gjendja ekonomike e shqiptarëve, edhe përpara zhvillimeve të fundit është e qartë për të gjithë. Sipas të dhënave, më shumë se gjysma e popullsisë ne vend sot e kanë të vështirë të sigurojnë ushqim të mjaftueshëm për fëmijët e tyre. Në një situatë të rritjes së pritshme të cmimeve, ndodhemi përballë kërcënimit që vështirësitë në të cilën familjet shqiptare ndodhen, të thellohen edhe më shumë. Prandaj është parësore dhe duhet që menjëherë qeveria të ketë gati një plan masash që të mundësojnë sigurimin e rezervave të mjaftueshme ushqimore dhe të karburanteve, si dhe të përcaktojë mënyrat për t’u ardhur në ndihmë familjeve në nevojë. Rritja e mëtejshme e cmimit të karburanteve, që prej kohësh është bërë i papërballueshëm, do të ketë po ashtu pasoja të menjëhershme te cdo familje dhe sipermarrës. Prandaj duhet menjehere marrja e masave për të lehtësuar kostot shtesë. Për këtë arsye i bëj thirrje qeverisë të rimarrë në shqyrtim dy masa të propozuara nga Partia Demokratike: 1. Uljen e TVSH për ushqimet e shportës nga 20 në 6 % dhe 2. heqjen e menjëhershme të taksës rama mbi Karburantin prej 240 lekësh për litër. Ndonëse kjo situatë vjen prej zhvillimeve jashtë vendit, është detyrë e menjëhershme e qeverisë të marrë masa, dhe të bëjë transparencë duke informuar qytetarët, pa asnjë vonesë, sepse ndërkohë mediat kanë nisur të raportojnë blerjet masive të produkteve bazë nga qytetarët. Paniku nuk ndihmon në këtë situatë, e vështirëson atë. Prandaj duhet menjëherë, veprim, transparencë dhe informacion nga qeveria.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, Rusia është vendi kryesor i origjinës për drithërat e importuara në vendin tonë, me vlerë thuajse 5 miliardë lekë për vitin 2021. Rreth 75% të grurit vendi ynë e siguron nga Rusia, por sanksionet me të cilat po përballet ky shtet pas nisjes së sulmit në Ukrainë pritet të sjellin ndërprerje të furnizimit apo rritje të çmimit. Megjithatë sipas ekspertëve, deri më tani në vend kemi 3 muaj rezerva. Por gjithashtu kemi varësi edhe për karburatin dhe gazin natyror, ndaj pritet që jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë botën të ketë luhatje të çmimeve.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike lulzim basha lulzim basha 28 shkurt 2022 lulzim basha lulzim basha 28 shkurt 2022

Sondazh

Poll