Bota

Zelenskyy dhe Kliçkot në shënjestër, më shumë se 400 mercenarë rusë nisen drejt Kievit

28 Shkurt 2022, 06:43 Nga DOSJA
Zelenskyy dhe Kliçkot në shënjestër, më shumë se

UKRAINË– Më shumë se 400 mercenarë rusë të njësisë “Wagner” janë rrugës për në Kiev pas urdhrave nga Kremlini për të vrarë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe qeverinë e tij. “The Guardian” shkruan se kjo lëvizje vjen në periudhën kur në Bjellorusi do të zhvillohet takimi mes dy delegacioneve për të gjetur një zgjidhje. Sipas medias prestigjioze britanike, presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar ekzekutimin e 23 zyrtarëve më të lartë të shtetit rus, duke përfshirë dhe dy vëllezërit e famshëm Vitali dhe Vladimir Kliçko.

Por kush janë mercenarët “Wagner”?

Kjo është ushtria private e presidentit rus Vladimir Putin, e cila përbëhet nga dhjetëra mijëra mercenarë të përzgjedhur rusë që janë përfshirë në armiqësi. Grupi drejtohet nga Dmitry Utkin dhe financohet nga i besuari i Putinit, oligarku rus Yevgeny Prigotsin. Biznesmeni rus e filloi karrierën e tij si shitës me shumicë salçiçesh në vitet 1990 në Shën Petersburg . Në fund të asaj dekade, ai hapi një restorant që Putini e frekuentonte në fillim të presidencës së tij, madje shkonte te të ftuarit e tij zyrtarë, si ish- presidenti i SHBA-së, George W. Bush. “Wagner” ka lënë nam të keq pasi akuzohet se kanë kryer krime të rënda në misionet e tyre në Afrikë duke përdhunuar femra, masakruar, ekzekutuar dhe grabitur shumë civilë.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Dita e pestë e ushtarëve rus në Ukrainë! Sot bisedime mes Moskës dhe Kievit

Burimi: The Guardian 

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll