Art&Argëtim

Ç’ndodhi tani? Beatrix Ramosaj ka vetëm ‘dashuri’ për të gjithë…

28 Shkurt 2022, 15:23 Nga DOSJA
Ç’ndodhi tani? Beatrix Ramosaj ka vetëm ‘dashuri’

TIRANË- Këngëtarja Beatrix Ramosaj në një postim në Instagram ka shprehur falenderimet për ndjekësit e saj, të cilët e kanë mbështetur atë gjatë udhëtimit të saj në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’ dhe pas daljes. Ajo shkruan se dashurinë që ka marrë nga fansat nuk e ka menduar dhe nuk e ka imagjinuar kurrë, ndërsa nuk ngurron që edhe ajo të “hapë zemrën” me ndjekësit e saj. 

“Dashuria dhe suporti që kam marrë nga fansat, kalon çdo gjë që kisha imagjinuar. Jam e prekur dhe e përlotur teksa shoh sa shumë kujdeseni. Kurrë në jetë nuk mendoja se do e përjetoja këtë. Ju jeni njerëzit e mi të preferuar, ju më bëni më të lumtur çdo ditë. Fakti që edhe unë bëj njerëz të lumtur më bën të ndihem shumë e prekur. Ju dua me gjithë zemër, përgjithmonë.”– ka shkruajtur ajo.

 

Ky reagim i Beatrix vjen pas një “lumi” komentesh dhe thashethemesh që kanë qarkulluar në rrjet ditët e fundit pas lajmit të ndarjes nga aktori i humorit Donald veshaj. Lidhja e tyre u krijua brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’ por pas daljes, çifti nuk u pa më në shoqërinë e njëri- tjetrit.

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz beatrix ramosaj big brother vip donald veshaj beatrix ramosaj big brother vip donald veshaj

Sondazh

Poll