Art&Argëtim

Romancë me Arditin?Beniada: Ai fle akoma me biberon në gojë, s’ka shanse për diçka mes nesh

28 Shkurt 2022, 08:07 Nga DOSJA
Romancë me Arditin?Beniada: Ai fle akoma me biberon në gojë,

TIRANë– Modelja Beniada Nishani, dje ishte e ftuar tek emisioni “E diell”, ku ka folur për këngëtarin Ardit Çuni pasi flitej se mes tyre kishte një afrimitet brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Ajo është pyetur në emision nese do të vazhdonte ta njihte Arditin jashtë, dhe është shprehur se mes tyre nuk ka patur kurrë asgjë.

Beniada shprehet se ai është shumë i vogël akoma, midis tyre nuk ekziston asgjë dhe asnjëri nuk ka pasur ndonjë pëlqim apo interes për tjetrin, dhe se e ka vetëm një shok shumë të mirë.

“Arditi më duket sikur po fle akoma me biberon në gojë, sepse nuk kemi pasur asnjëherë asnjë gjë. As ai nuk ka pasur ndonjë pëlqim ndaj meje dhe as unë nuk kam interes për të. Është një shok shumë i mirë por nuk ka shans që ne të dy të lidhemi”, tha Beniada.

Ndërsa Arditi pas daljes së tij nga shtëpia e “BBV” ka thënë se do e priste Beniadën jashtë shtëpisë për ta vazhduar njohjen, por kjo nga ana e modeles është refuzuar.

(d.d/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz ardit çuni beniada nishani big brother vip ardit çuni beniada nishani big brother vip

Sondazh

Poll