Art&Argëtim

Fitoi çmimin e madh, Ilir Shaqiri jep lajmin e bukur: Në qershor do kemi dasëm

28 Shkurt 2022, 11:24 Nga DOSJA
Fitoi çmimin e madh, Ilir Shaqiri jep lajmin e bukur: Në qershor do

TIRANË- Balerini Ilir Shaqiri ka njoftuar se ka në plan të bëjë një dasëm të dytë këtë qershor. Fituesi i edicionit të parë të ‘Big Brother VIP’ ishte i ftuar ditën e djeshme në emisionin ‘E Diell’ ku ka folur për eksperiencat e tij në programe si ‘BBV’ dhe ‘Amici’ por ajo çfarë habiti ishte dëshira e tij për të bërë një dasëm të dytë tradicionale shqipëtare.

“Ne jemi martuar në bashki, në Romë. Jemi martuar dhe unë jam nisur për në Hungari tre ditë për muajin e mjaltit dhe jam kthyer se kisha punë. Jam martuar me 14 veta në tavolinë sepse dasmën e vërtetë do ta bëj në Shqipëri në muajin qershor. Dua ta bëj buzë detit.”- ka rrëfyer ai.

Balerini Ilir shaqiri dhe aktorja Emanuela Morini kanë një martesë të gjatë. Në dhjetor të vitit 2021 ata kanë festuar 19-vjetorin e martesës së tyre. Iliri gjithashtu ka treguar në ‘E Diell’ se si është njohur me bashkëshortin në një program televiziv në Milano. 

(j.c)dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz big brother vip emanuela morini ilir shaqiri big brother vip emanuela morini ilir shaqiri

Sondazh

Poll