Art&Argëtim

Bora Zemani tregon eksperiencën e saj si VELINË: Unë isha shumë e turpshme dhe e ndrojtur 

28 Shkurt 2022, 10:08 Nga DOSJA
Bora Zemani tregon eksperiencën e saj si VELINË: Unë isha

TIRANË- Moderatorja Bora Zemani mbrëmjen e djeshme ishte e ftuar në emisionin “Ëndërrtjerrësit”, ku u diskutua për emisionin “Fiks fare” dhe rrugëtimin që në fillimet e transmetimit, ku ajo ka rrëfyer ekperiencën e saj si velinë në këtë emision.

Bora shprehet se ka qenë e turpshme dhe e ndrojtur dhe se ekperienca e saj e parë në televizion ka qenë “Supermodel of Albania”, e dyta tek “Top Fest” dhe më pas tekFiks fare”.  Tek “Fiks fare” Bora ka qenë velinë dhe tregon se nuka e ka patur shumë me pasion as nuk ndihej mirë më këtë por kur ju dha mundësia gëzoi pasi e pa si hapjen e dyrve të Televizionit.

“Unë isha shumë e turpshme, shumë e ndrojtur dhe shumë e tërhequr. “Supermodel of Albania” ka qenë eksperienca ime e parë televizive, ndërkohë më pas ka qenë “Top Fest” dhe pastaj “Fiks fare”. Unë nuk është se isha shumë tipi i velinës. Nuk e gjeja shumë veten. E kasha lënë shkollën e baletit se nuk më pëlqente më. Nuk e shikoja veten shumë mirë dhe nuk e bëja dot këtë gjë. Mirëpo kur u dha kjo mundësi u gëzova shumë sepse është një trampolinë e madhe për punën në televizion.”- ka rrëfyer Bora.

Bora Zemani ndërkohë është moderatore  “Përputhen”, një show i njohur në publikun shqiptar. 

(D.D/DOSJA.AL)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz “ëndërrtjerrësit" bora zemani “ëndërrtjerrësit" bora zemani

Sondazh

Poll