Art&Argëtim

Jennifer Hudson, fiton çmimet kryesore në “NAACP Image Awards”

28 Shkurt 2022, 09:54 Nga DOSJA
Jennifer Hudson, fiton çmimet kryesore në “NAACP Image

SHBA- Këngëtarja dhe aktorja amerikane Jennifer Hudson u emërua artistja e vitit në 53 vjetorin e ‘NAACP Image Awards’ që u mbajt në Los Angeles. NAACP ka si qëllim të nxjerr në pah veprat e artistëve dhe shkrimtarëve me ngjyrë.

Pasi Hudson pranoi çmimin të shtunën në mbrëmje, ajo falënderoi NAACP për mundësinë që të ishte pjesë e një eventi të tillë pasi e kishte ëndërruar gjithmonë. Ajo mundi këngëtarët Lil Nas X, Megan Thee Stallion dhe  aktoret Regina King, Tiffany Haddish.

“Nuk e pashë në asnjë mënyrë që kjo të vinte, por Zoti e di që jam mirënjohëse. Unë thjesht po qëndroja këtu duke menduar ‘Ishtin këtu Çmimet NAACP’ ku pashë kaq shumë legjenda dhe ikona që më frymëzuan. Tani unë jam duke qëndruar këtu duke mbajtur një çmim si ky. Është për shkak të shikimit të Arethas, Patti LaBelles, Halle Berrys, të gjitha këto legjenda pikërisht këtu në këtë stendë që më frymëzuan,” tha Hudson teksa u ngjit në skenë për të marrë çmimin ‘Argëtuesi i Vitit’.

Ajo kunkurroi gjithashtu në kategorinë “Aktorja e Shquar në Film” së bashku me aktore të tjera si Andra Day, Halle Berry, Tessa Thompson dhe Zendaya. Ajo rrëmbeu dhe këtë çmim për portretizimin e saj të fuqishëm të Aretha Franklin në filmin “Respect” i cili doli në kinema në gusht të vitit 2021.

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz jennifer hudson lil nas x megan thee stallion naacp regina king tiffany haddish zendaya jennifer hudson lil nas x megan thee stallion naacp regina king tiffany haddish zendaya

Sondazh

Poll