Bota

Video e frikshme, NASA paralajmëron goditjen e rrezikshme drejt planetit Tokë

5 Korrik 2019, 18:27 Nga DOSJA
Video e frikshme, NASA paralajmëron goditjen e rrezikshme drejt planetit

Administratori i NASA-s, Jim Bridenstine, ka bërë një paralajmërim vërtet të frikshëm për njerëzimin. Në një video që ka publikuar në Youtube, Bridenstine tregon se me shumë mundësi drejt tokës do të vijë një meteor që do e godasë duke tmerruar njerëzit.

Kjo video është publikuar në muajin prill të këtij viti, por rreziku për goditjen e ekziston akoma. Të paktën sipas administratorit të NASA-s, kemi deri në 60 vite kohë.

“Ky nuk është film. Duhet ta mbrojmë planetin tonë. Do të doja t’ju thosha se kjo është diçka shumë e rrallë, por nuk është. Por një meteor kaq i madh sa ky në Chelyabinsk hyn vetëm një herë në 60 vjet,”– është shprehur Bridenstine .

Ai ka treguar më pas se një tjetër meteor i madh që hyri në atmosferën e Tokës dhe shpërtheu afër Chelyabinsk në Rusi në vitin 2013. Meteori ishte i madh rreth 20m në diametër dhe udhëtonte 64mijë km/h.

“Kur hyri në atmosferën e Tokës, ishte më i ndritshëm sesa Dielli. Njerëzit mund ta ndjenin nxehtësinë e këtij objekti nga një largësi prej 62km… Kur shpërtheu, kishte energji 30 herë më të madhe se bomba atomike në Hiroshima… Dëmtoi ndërtesa në gjashtë qytete”, është shprehur administratorit i NASA-s.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota jim bridenstine paralajmerimi i nasa-s jim bridenstine paralajmerimi i nasa-s

Sondazh

Poll