Bota

U fotografua me këmbët lart në makinën zyrtare, Haradinaj shkarkon zv.ministrin, Maxhuni: Për arsye shëndetësore (FOTO)

5 Korrik 2019, 07:53 Nga DOSJA
U fotografua me këmbët lart në makinën zyrtare, Haradinaj

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka shkarkuar nga detyra zëvendësministrin e Bujqësisë Shukri Maxhuni. “Sot kam liruar nga detyra zëvendësministrin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Shukri Maxhuni”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Përse erdhi ky shkarkim?

Dy ditë më parë, Maxhuni gjatë një udhëtimi me makinë zyrtare, është fotografuar teksa mbante këmbët lart në xhamin e përparmë të makinës. Në lidhje me këtë shkarkim ka folur edhe vetë Maxhuni, i cili është shprehur se ka probleme shëndetësore me këmbën dhe ka pasur nevojën t’a shtrijë atë për pak minuta.  “Pas një dite të lodhshme në fakultet ka jam kthyer, ndoshta siç e kanë shpreh ata nuk është keqpërdorur. S’ka të bëj me ndonjë fodullëk a keqpërdorim po për shkaqe shëndetësore, se e dinë të gjithë që kam probleme me këmbën më është dashtë me shtri  ka qenë një moment 15 minuta… dhe e ka kap dikush”, është shprehur ai.

Ky veprim nga ana e zv/ministrit ka ngjallur reagime dhe kritika të shumta. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, ishte i pari, i cili i kërkoi kryeministrit Ramush Haradinaj të shkarkonte atë nga posti për sjellje të pahijshme.

(j.v/ a.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni fotoja dyshuese në makinë ramush haradinaj shkarkohet zv.ministri shukri maxhuni fotoja dyshuese në makinë ramush haradinaj shkarkohet zv.ministri shukri maxhuni

Sondazh

Poll

Bota 5 Korrik 2019, 05:52

Përkujtimore polake në Berlin?

Qendra e Berlinit është e mbushur me vende përkujtimore për viktimat e diktaturës naziste dhe Luftës së Dytë Botërore, të shkaktuar nga Rajhu i Tretë. Krah përk...