Bota

“Me dhëmbë do e kisha shqyer një fëmijë shqiptari”/ Serbi kërcënon gazetaren kosovare në rrjete sociale

5 Korrik 2019, 11:46 Nga DOSJA
“Me dhëmbë do e kisha shqyer një fëmijë

KOSOVË- Korrespondentja e televizonit N1 në Kosovë, Zana Cimili, ka marrë kërcënime me jetë në serbisht në rrjetet sociale.

Sipas “Gazetës Express”, thuhet se gazetarja kishte publikuar një fotografi të vajzës së saj në “Instagram”, ku një person i ka shkruar në gjuhën serbe se ka shumë dëshirë të vrasë një shqiptar, madje edhe një fëmijë shqiptari.

Bile, pa problem me dhëmbë do e kisha shqyer një fëmijë shqiptari. Është e pabesueshme kjo. Ndërsa ti me punën tënde ke kontribuar, të falënderohem për këtë”, ka shtuar ai.

Ndërsa, lidhur me ngjarjen, ka ardhur një reagim nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, që i konsideron të papranueshme thirrjet për dhunë dhe të gjitha kërcënimet ndaj grave gazetare.

AGK bën thirrje për distancimin nga gjuha e tillë dhe kjo qasje e rrezikshme ndaj gazetarëve.

Në reagimin e saj, AGK shprehet se pret nga institucionet kompetente që të zbulojnë sa më shpejt se kush qëndron pas këtyre kërcënimeve.

Duhet vepruar menjëherë sepse reagimi i ngathët bën që rastet e këtilla të marrin hov, duke pas si qëllim futjen e frikës tek gazetarët”, thuhet në reagimin e AGK-së.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni kercenohet gazetarja kosovare reagimi i agk-se zana cimili kercenohet gazetarja kosovare reagimi i agk-se zana cimili

Sondazh

Poll

Bota 5 Korrik 2019, 05:52

Përkujtimore polake në Berlin?

Qendra e Berlinit është e mbushur me vende përkujtimore për viktimat e diktaturës naziste dhe Luftës së Dytë Botërore, të shkaktuar nga Rajhu i Tretë. Krah përk...