Internime dhe burgje, Kina po ndan fëmijët myslimanë nga familjet e tyre
5 Korrik 2019, 07:53Nga DOSJA
KINË– Shumë fëmijë myslimanë në Kinë po ndahen nga prindërit e tyre, gjuha dhe besimi, e shkak për këtë është bërë internimi në kampe e burgje.
Kina po ndan fëmijët myslimanë nga prindërit e tyre, besimi dhe gjuha në rajonin e saj më të largët perëndimor të Xinjiangit, shkruan BBC.
Po në të njëjtën kohë kur qindra mijëra të rrituri po mbahen në kampe gjigante, një fushatë e shpejtë është në proces për të ndërtuar konvikte.
Duke u bazuar në dokumentet në dispozicion të publikut, dhe mbështetur nga dhjetra intervista me anëtarët e familjes jashtë shtetit, BBC ka mbledhur disa nga dëshmitë më të plota deri më sot lidhur me atë që po ndodh me fëmijët në rajon.
Të dhënat tregojnë se në një vendbanim më shumë se 400 fëmijë kanë humbur jo vetëm një, por të dy prindërit si shkak i formave të ndryshme të internimit, qoftë në kampe ose në burgje.
Ndërkohë janë bërë vlerësime formale për të përcaktuar nëse fëmijët kanë nevojë për “kujdes të centralizuar”.
Megjithëse janë bërë përpjekje për të transformuar identitetin e të rriturve të Xinjiangut, provat tregojnë një fushatë paralele për të hequr sistematikisht fëmijët nga familjet e tyre.
SHBA- Kongresisti amerikan, Eliot Engel, thotë se Shtetet e Bashkuara duhet të kthejnë vëmendjen kah Kosova dhe Serbia, ashtu siç kanë bërë administratat...
Qendra e Berlinit është e mbushur me vende përkujtimore për viktimat e diktaturës naziste dhe Luftës së Dytë Botërore, të shkaktuar nga Rajhu i Tretë. Krah përk...
SHBA-Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë festuar 243-vjetorin e pavarësisë nën lëkundjet e forta të tëmretit. BBC shkruan se lëkundjet e fuqishme kanë goditur...
SERBI- Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka reaguar ashpër ndaj nënshkrimit të marrëveshjes, për unifikimin e misioneve diplomatike mes Kosovës dhe Shqipëri...
ITALI- Ish-kryeministri i Italsië, Silvio Berluskoni nuk duket se është në formën e tij më të mirë. Sot ai ësthë kapur nga kamerat e mediave në Itali duke fjelu...
FRANCË- Policia Franceze ka raportuar një vjedhje në restorantin më luksoz në Paris, Maison Rostang ku kanë marrë të paktën 150 shishe vere të cmuar, që sh...
Si një sukses personal, krerët e qeverive të katër shteteve të Visegradit qendror-lindor (Polonia, Republika Çeke, Sllovakia, Hungaria) festuan rezultati...
Krerët e BE kanë paraqitur nominimet e tyre për vendet më të larta të bllokut, me një grua për herë të parë të propozuar si shefe të Komisionit Evropian.Zgjedhj...