Bota

Fotoja me këmbët lart në makinën zyrtare, flet zv/ministri në Kosovë pas shkarkimit

5 Korrik 2019, 08:13 Nga DOSJA
Fotoja me këmbët lart në makinën zyrtare, flet zv/ministri

Kosovë- Pas kryeministri Ramush Haradinaj e shkarkoi nga posti i zv/ ministrit të Bujqësisë, ka reaguar Shukri Maxhuni. Për televizionin T7, ai është shprehur se nuk e ka keqpërdorur veturën e tij zyrtare.

“Pas një dite të lodhshme në fakultet ka jam kthyer, ndoshta siç e kanë shpreh ata nuk është keqpërdorur. S’ka të bëj me ndonjë fodullëk a keqpërdorim po për shkaqe shëndetësore  se e dinë të gjithë që kam probleme me këmbën më është dashtë me shtri  ka qenë një moment 15 minuta… dhe e ka kap dikush”, është shprehur.

Përse erdhi ky shkarkim?

Dy ditë më parë, Maxhuni gjatë një udhëtimi me makinë zyrtare, është fotografuar teksa mbante këmbët lart në xhamin e përparmë të makinës. Ky veprim nga ana e zv/ministrit ka ngjallur reagime dhe kritika të shumta. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, ishte i pari, i cili i kërkoi kryeministrit Ramush Haradinaj të shkarkonte atë nga posti për sjellje të pahijshme.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni fotoja në dyshuese në makinë shkarkohet zv/ministri në kosovë shukri maxhuni fotoja në dyshuese në makinë shkarkohet zv/ministri në kosovë shukri maxhuni

Sondazh

Poll

Bota 5 Korrik 2019, 05:52

Përkujtimore polake në Berlin?

Qendra e Berlinit është e mbushur me vende përkujtimore për viktimat e diktaturës naziste dhe Luftës së Dytë Botërore, të shkaktuar nga Rajhu i Tretë. Krah përk...