Bota

VIDEO/ Mes lotësh, vogëlushi ukrainas tregon humbjen e të atit: Ndihmoi heronjtë në luftë

28 Shkurt 2022, 13:37 Nga DOSJA
VIDEO/ Mes lotësh, vogëlushi ukrainas tregon humbjen e të atit:

UKRAINË- Një video prekëse e një djali të vogël ka bërë xhiron e rrjetit. Në të shfaqet një djalë rreth moshës 10 vjeç i cili tregon se si e humbi babain e tij në Kiev. Mes lotësh ai tregon vështirësitë që ka hasur në këtë udhëtim si lodhjen fizike, frikën dhe humbjen e babait të tij.

“Babi do të ndihmojë heronjtë tanë, do të luftojë sërish me ta….Ne kemi ecur për rreth tre orë dhe ti na shpëtove. Mendova se do të ecnim për dy ose tre ditë. Mendova se do të ecnim gjithë ditën, por ti na ndihmove”- dëgjohet të thotë djali.

Nuk dihet saktësisht se kujt i referohet vogëlushi kur shprehet se “ti na ndihmove”.

LAJMI KRYESOR: Dita e 5/ Vijon lufta në Ukrainë, priten bisedime Moskë-Kiev (ZHVILLIME+HARTA)

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 28 Shkurt 2022, 13:16

LUFTA/ Serbia strehon refugjatët ukrainasë

SERBI– Përfaqësues të organizatave joqeveritare në Serbi konfirmuan se në këtë vend kanë arritur refugjatët e parë nga Ukraina.“Për momentin, ata 9refugja...