Bota

Veprimet e Bjellorusisë, SHBA: Nëse ndihmon Rusinë do përballet me pasoja

28 Shkurt 2022, 13:26 Nga DOSJA
Veprimet e Bjellorusisë, SHBA: Nëse ndihmon Rusinë do

SHBA– Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar Bjellorusinë për veprimet e saj. Në një njoftim zyrtar SHBA bën të ditur se po vëzhgon nga afër veprimet e ndërmarra nga Bjellorusia dhe është e përgatitur të vendosë më shumë sanksione ndaj vendit mes raporteve se forcat bjelloruse mund t’i bashkohen Rusisë në pushtimin e saj në Ukrainë. Kështu raportoi një zyrtar i lartë i administratës së Biden.

“Ne po i shikojmë ato ngjarje me shumë kujdes. Ne kemi thënë se në masën që Bjellorusia vazhdon të ndihmojë dhe inkurajojë agresionin e Rusisë në Ukrainë, ata gjithashtu do të përballen me pasoja”, tha zyrtari. “Ne kemi zbatuar tashmë disa nga këto masa. Këto kosto do të vazhdojnë të rriten shumë.”

LAJMI KRYESOR: Dita e 5 e luftës/ Nisin bisedimet Moskë-Kiev, Ukraina kërkon armëpushim e futje në BE

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 28 Shkurt 2022, 13:16

LUFTA/ Serbia strehon refugjatët ukrainasë

SERBI– Përfaqësues të organizatave joqeveritare në Serbi konfirmuan se në këtë vend kanë arritur refugjatët e parë nga Ukraina.“Për momentin, ata 9refugja...