Bota

Arrestohen rreth 6 mijë protestues në Rusi, kundërshtuan luftën në Ukrainë

28 Shkurt 2022, 13:06 Nga DOSJA
Arrestohen rreth 6 mijë protestues në Rusi, kundërshtuan

RUSI- Rreth 6,000 protestues janë arrestuar në të gjithë Rusinë pas ditës së katërt të protestave kundër luftës në Ukrainë. Sipas medias ruse OVD news autoritetet ruse kanë arrestuar gjithsej 5,942 persona për pjesëmarrje në protestat kundër luftës në të gjithë vendin që kur Kremlini urdhëroi një pushtim të Ukrainës. Vetëm në Moskë u arrestuan 1275 persona.

Sipas ligjit rus, në demonstratat e mëdha duhet që protestuesit të kërkojnë që një leje, e cila duhet të dorëzohet 10-15 ditë përpara ngjarjes. Në rast se kjo nuk zbatohet dhe qytetarët protestojë pa leje, atëherë ata do të gjobiten dhe në disa raste edhe mund të burgosen.

Të enjten, Komiteti Hetues i Rusisë paralajmëroi se pjesëmarrja në çdo protestë kundër luftës ishte e paligjshme.

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota arrestohen 6 mije protestues ne rusi lufta ukraine-rusi arrestohen 6 mije protestues ne rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 28 Shkurt 2022, 13:16

LUFTA/ Serbia strehon refugjatët ukrainasë

SERBI– Përfaqësues të organizatave joqeveritare në Serbi konfirmuan se në këtë vend kanë arritur refugjatët e parë nga Ukraina.“Për momentin, ata 9refugja...