Bota

Anonymous HAKON webfaqet e mediave ruse, mesazhet: Putin po dërgon burrat drejt vdekjes

28 Shkurt 2022, 13:02 Nga DOSJA
Anonymous HAKON webfaqet e mediave ruse, mesazhet: Putin po dërgon burrat

RUSI– Webfaqet e mediave ruse janë hakuar. Raportohet se ato po shfaqin imazhe kundër luftës dhe kundër Putin. Kjo u bë e ditur nga CNN, e cila ka ndarë dhe mesazhin që po qarkullon në rrjetet sociale. Në atë mesazh thuhet se Putin po vë jetën e rusëve në rrezik.

“Të dashur qytetarë. Ne ju bëjmë thirrje që të ndaloni këtë çmenduri, mos i dërgoni në vdekje të sigurt djemtë dhe burrat tuaj. Putini na bën të gënjejmë dhe na vë në rrezik. Ne kemi qenë të izoluar nga e gjithë bota, nafta dhe gazi nuk tregtohen më. Pas disa vitesh, ne do të jetojmë si në Korenë e Veriut”, thuhet në një mesazh të shkruar në rusisht në faqet e internetit Forbes Russia.

Pse na duhet kjo? Për ta futur Putinin në tekste shkollore? Kjo nuk është lufta jonë, le ta ndalojmë! Ky mesazh do të fshihet dhe disa prej nesh do të shkarkohen apo edhe burgosen. Por ne nuk mund ta durojmë më këtë”,vijohet më tej në mesazh.

Mesazhi është nënshkruar nga Anonymous, kolektivi i hakerëve dhe grupi që pretendon se janë “gazetarë që kujdesen”.

Agjencia shtetërore e lajmeve TASS, Kommersant dhe Izvestia gjithashtu ranë pre e hakimeve të uebsajteve. Reuters raportoi se faqja e internetit TASS po shfaqte gjithashtu të njëjtin mesazh kundër luftës.

LAJMI KRYESOR: Dita e 5 e luftës/ Nisin bisedimet Moskë-Kiev, Ukraina kërkon armëpushim e futje në BE

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi putin lufta ukraine-rusi putin

Sondazh

Poll