Bota

VIDEO/ Hoxha nga Shkupi: Presidenti ukrainas është dreq, qan si gjynah para Rusisë

28 Shkurt 2022, 13:36 Nga DOSJA
VIDEO/ Hoxha nga Shkupi: Presidenti ukrainas është dreq, qan si gjynah

SHKUP– Hoxha Muharem Ismaili e ka quajtur presidentin e Ukrainës, Volodoymyr Zelenskyy dreq dhe qaraman. Në një sesion përballë besimtarëve ai ka folur për luftën në Ukrainë para besimtarëve që e ndjekin. Ai e nisi fjalën e tij duke thënë se tema kryesore e këtyre ditëve është bërë lufta mes Ukrainës dhe Rusisë si dhe vijoi me akuzat për Zenelskyy-n.

“Sot, dje pardje, muhabetin kryesor jemi duke e bo për luftën Ukrainë-Rusi, tema kryesore, e unë ju thomë se rastësisht ju ka plasur sherri Ukrainës në oborr? Nuk është rastësisht, se para pak kohe kur Izraeli e luftojke Palestinën, kryetari i Ukrainës, qaj dreqi që del sot dhe rrin për gjynah aty, ai dilke dhe qajke për mediume për jahuditë” tha Hoxha duke shtuar se qan dhe përlotet si gjynaf para Rusisë.

“Ky i qajke jahudit, zullimqaret nuk duhet me na u dhimt, se atij zullumqarit ia qon alluhu një zullumqar ma të madh, ne kemi thonë në hutbe, o Allah zullumqarit të vogel qoja një zullumqar të madh, e qitash i ka ardh një zullumqar me emrin Rusi, e tash din qysh me e trajtu zullumqarin e vogël se ka lotë krokodili. Asgjë nuk kanë me mujt me i bo Rusisë, se ata janë zullumqarë, se zullumqaret le te kapen ne s’kemi pse mërzitemi për ta. Europa nuk e ndali zullumin në Siri, e shkatrun atë vend të bekum, e tash zullumi i ka ardh në derë”, tha ai.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora rajoni lufta ukraine-rusi muharem ismaili lufta ukraine-rusi muharem ismaili

Sondazh

Poll

Bota 28 Shkurt 2022, 13:16

LUFTA/ Serbia strehon refugjatët ukrainasë

SERBI– Përfaqësues të organizatave joqeveritare në Serbi konfirmuan se në këtë vend kanë arritur refugjatët e parë nga Ukraina.“Për momentin, ata 9refugja...