Bota

Kërcënimi për armët bërthamore, Rusia: Na shtyu zyrtarja britanike, s’duam luftë me NATO-n

28 Shkurt 2022, 12:26 Nga DOSJA
Kërcënimi për armët bërthamore, Rusia: Na shtyu

RUSI– Kremlini ka justifikuar kërcënimin e lëshuar një ditë më parë nga Presidenti Vladimir Putin që vuri në gatishmëri armët bërthamore. BBC shkruan se burime nga Kremlini janë shprehur se kanë qenë komentet e Sekretares së Jashtme Liz Truss ishin arsyeja që Rusia vendosi forcat e saj bërthamore në gatishmëri.

“Ka pasur deklarata nga përfaqësues të ndryshëm në nivele të ndryshme për situata të mundshme konflikti dhe madje edhe përplasje midis NATO-s dhe Federatës Ruse. Ne i konsiderojmë deklarata të tilla absolutisht të papranueshme. Unë nuk do t’i emëroj autorët e këtyre deklaratave, megjithëse ka qenë sekretarja e jashtme britanike,”– ka thënë Dmitry Peskov, zëdhënës i Vladimir Putin.

Por ende nuk bëhet e qartë se për cilat komente të Truss e ka fjalën Rusia.

LAJMI KRYESOR: Dita e 5 e luftës/ Nisin bisedimet Moskë-Kiev, Ukraina kërkon armëpushim e futje në BE

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi vladimir putin lufta ukraine-rusi vladimir putin

Sondazh

Poll