Aktualitet

Qëlloi me kallashnikov në ajër, arrestohet 29-vjeçari në Kuçovë (EMRI)

28 Shkurt 2022, 09:03 Nga DOSJA
Qëlloi me kallashnikov në ajër, arrestohet 29-vjeçari

KUÇOVË – Një 29-vjeçar u kap nga policia e Beratit pasi qëlloi me kallashnikov në ajër. 29-vjeçari Fabian Brisku u ndalua në banesën e tij pasi policia mori informacione për ngjarjen e ndodhur. Gjatë kontrollit në shtëpi, policia gjeti armën kallashnikov, një granatë dhe disa fishekë. Materialet iu gjetën në oborrin e shtëpisë.

NJOFTIMI I POLICISË:
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “MESNATA”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe lëndëve narkotike.

Operacioni u realizua si rezultat i punës së Komisariatit të Policisë Kuçovë në bashkëpunim me DVP Berat.

•Qëlloi me armë zjarri në ajër, kapet dhe vihet në pranga autori.
•Gjithashtu u sekuestrua një armë zjarri e tipit Kallashnikov, një granatë ofensive dhe fishekë luftarakë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë, pas njoftimit të marrë për të shtëna me armë në periferi të Kuçovës, kanë organizuar punën për kapjen e autorit.

Sapo u morën informacionet në rrugë operative, shërbimet e Policisë organizuan dhe zhvilluan operacionin policor të koduar “MESNATA”, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit F. B., 29 vjeç, banues në lagjen “11 Janari”, Kuçovë.

Gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tij u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri e tipit Kallashnikov, një granatë ofensive dhe fishekë luftarakë.

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arme ne banese arme ne banese

Sondazh

Poll