Aktualitet

Hiqet aboneja për muajin MARS, urbanët: Jemi në vështirësi dhe kolaps ekonomik

28 Shkurt 2022, 11:53 Nga DOSJA
Hiqet aboneja për muajin MARS, urbanët: Jemi në

TIRANË– Qytetarët s’do pajisen me abone për muajin Mars. Ky ishte paralajmërimi i bërë nga Shoqata e Transportit Urban për të ndërprerë shërbimet për shkak të vështirësive ekonomike. Kësaj çështje iu është bashkuar edhe Unioni i Transportit duke njoftuar se për muajin mars nuk do të ketë biletë pajtimi mujor, ose abone. Operatorët kanë lënë një shteg të hapur për t’u rikthyer me të gjitha shërbimet në rast se përmbushen pritshmëritë e tyre

Me një njoftim të shkurtër ku vënë në dijeni qytetarët se janë detyruar të ndërmarrin këtë hap pas kërkesave të rëna në vesh të shurdhër, Unioni i Transportit Publik e thotë qartë se e ka të pamundur të operojë normalisht duke ofruar të gjitha shërbimet.

“Në vijim të shkresave dërguar të gjitha institucioneve vendimmarrëse në lidhje me problematikat e transportit publik qytetas në nivel kombëtar, që kanë të bëjnë me pamundësinë financiare të operimit normalisht, informojmë qytetarët se në mungesë të një ndihme reale nga qeveria, janë të pamundur për të ofruar të gjitha shërbimet e këtij aktiviteti. Sa më sipër, për muajin mars, nuk mund të ofrohet si shërbim me bileta të pajtimit mujor (ABONE), pasi aktiviteti që ne përfaqësojmë ndodhet në kolaps ekonomik. Mbetemi ende me shpresën e një zgjidhjeje të kësaj situate sipas premtimeve të bëra”, citohet në njoftimin e shpërndarë nga unioni për mediat.

Shoqata e Kombëtare e Transportit Qytetas deklaroi se rritja e çmimit të naftës shtoi vështirësitë e operatorëve, dhe për të kompensuar humbjet, është i domosdoshëm miratimi i kërkesave të tyre fiskal.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet abone hiqet aboneja e pergjithshme urban abone hiqet aboneja e pergjithshme urban

Sondazh

Poll