Politike

Glover takon ambasadorët e BE në Shqipëri, i informon për zgjedhjet e 30 qershorit

5 Korrik 2019, 17:30 Nga DOSJA
Glover takon ambasadorët e BE në Shqipëri, i informon për

TIRANË- Drejtuesja e misionit të OSBE/ODIHR-it, Audrey Glover, ka zhvilluar sot një takim me ambasadorët e vendeve të BE në Shqipëri në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit.

Glover ka njohur përfaqësuesit e komuniteteve ndërkombëtare me gjetjet paraprake të vëzhgimit të zgjedhjeve të 30 qershorit.

Takimi i Glover me ambasadorët u organizua nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, e cila ka bërë dhe publik këtë takim.

Ambasadorja Audrey Glover e Misionit të OSBE/ODIHR-it për Vëzhgimin e Zgjedhjeve njohu sot përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar me gjetjet paraprake të vëzhgimit të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit dhe iu përgjigj pyetjeve të tyre, në një takim të organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri”, shkruhet në njoftimin e OSBE.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ambasadoret e vendeve te be audrey glover osbe-odihr parregullsite ne zgjedhje zgjedhjet e 30 qershorit ambasadoret e vendeve te be audrey glover osbe-odihr parregullsite ne zgjedhje zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll