Politike

Dako dhe Sejdini “mbretër” në Durrës e Elbasan, të rinjtë s’i mundin dot. Veliaj humb garën me veten (SHIFRAT)

5 Korrik 2019, 15:18 Nga DOSJA
Dako dhe Sejdini “mbretër” në Durrës e Elbasan,

TIRANË- Zgjedhjet e 30 qershorit provuan që figurat e reja të socialistëve nuk ja dolën të sfidojnë me vota figurat historike, që kishin disa mandate që qeverisnin. Edhe pse fitues pa garues, Gledian Llatja në Elbasan ka 5,437 vota më pak se sa Sejdini mori në 2015. Edhe në Durrës, Valbona Sako nuk ka arritur të afrohet me rezultatin e Vangjush Dakos në 2015. Ajo ka marrë 21,854 më pak.

Edhe Dionis Ymerit në Dibër i mungojnë 5 612 vota në raport me kryebashkiakun aktual Muharrem Rama. Në tre bashki të mëdha, emrat socialistë që rikandiduan, edhe pse janë fitues, kanë pësuar rënie votash krahasuar me 2015.

I tillë është kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj, i cili ka marrë  8,006 vota më pak. Në Korçë Sotiraq Filo ka një rënie me 4,519 vota, ndërsa në Vlorë Dritan Lelit i mungojnë 2,525 vota.

ELBASAN            

Gledjan Llatja 38,477

Qazim Sejdini 43,914

Diferenca 5,437

DURRËS               

Valbona Sako 34,150

Vangjush Dako 56,004

Diferenca 21,854

DIBËR   

Dionis Ymeri 12,990

Muharrem Rama 18 602

Diferenca 5,612

TË RIKANDIDUARIT QË HUMBËN VOTA

2019        2015         DIFERENCA

TIRANË- Erion Veliaj 152,229 160,235       -8,006

KORÇË- Sotiraq Filo  20,831    25,350          -4,519

VLORË- Dritan Leli    29,729    32,254          -2,525

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erion veliaj gara mes socialisteve qazim sejdini socialistet e rinj vangjush dako zgjedhjet e 30 qershorit erion veliaj gara mes socialisteve qazim sejdini socialistet e rinj vangjush dako zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll