Politike

Meta “përmbush” amanetin e Rudina Hajdarit, bën homazhe tek shtatorja e Azemit

5 Korrik 2019, 13:57 Nga DOSJA
Meta “përmbush” amanetin e Rudina Hajdarit, bën homazhe

TROPOJË– Presidenti i Shqipërisë është duke zhvilluar një vizitë Tropojë ka ndaluar dhe para shtatores së Azem Hajdarit duke vendosur një tufë lule sëbashku me Kryetarin e Komisionit të Politikës së Jashtme në Kongresin Amerikan.

Meta shkruan se nuk mund të mos të ndalonte para shtatores së liderit të Dhjetorit dhe ta respektonte atë, në këtë mënërë ka përmbushur dhe amanetin e Rudina Hajdarit, e cila tha se ishte ndaluar hyrja në Tropojë.

Sa herë vij në Tropojë, nuk mund të mos ndaloj para shtatores së liderit të Lëvizjes Studentore dhe mikut tim të Dhjetorit ’90, Heroit të Demokracisë dhe Pluralizmit në Shqipëri, Azem Hajdari. Ky respekt i sotëm ishte i dyfishtë pasi nderimin e bëmë së bashku me mikun e madh të kombit shqiptar, Kryetarin e Komisionit të Politikës së Jashtme në Kongresin Amerikan, z.Eliot Engel”, shkruan Meta.

Sot në veri të vendit po zhvillohet një ceremoni për vendosjen e emrit të kongresmenit amerikan Eliot Engel rrugës që lidh Tropojën me Gjakovën. Të pranishëm janë shumë personalitete, si Presidenti Meta, kongresmeni Engel, kryetari i bashkisë së Tropojës dhe të tjerë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike azem hajdari eliot engel ilir meta meta ne tropoje rudina hajdari azem hajdari eliot engel ilir meta meta ne tropoje rudina hajdari

Sondazh

Poll