Politike

“Sa vajza ke”, pas Zgurit, Aurel Plasari publikon mesazhet kërcënuese: Mua nuk më mbron njeri

5 Korrik 2019, 15:31 Nga DOSJA
“Sa vajza ke”, pas Zgurit, Aurel Plasari publikon mesazhet

TIRANË– Aurel Plasari ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale. Studiuesi lë të nënkuptohet se pas kryetarit të KQZ-së, tashmë është ai që po merr kërcënime.

“Sa vajza ke”, shihet i shkruar në mesazhin e publikuar, që siç e vini re është dërguar nga një person me emrin Emilja Pjetri. Krahas këtij postimi Plasari shkruan se për të nuk është mobilizuar asnjë lloj mbrojtje pavarësisht kërcënimeve.

“KËRCËNIME NDËRSA MINISTRI LLESHI RUAN GAZIN

Lidhur me kërcënimin ndaj Kryetari i KQZ Klement Zguri do të duhet saktësuar emri i përdorur nga kërcënuesi, sepse nga një emër pakashumë i tillë më është dërguar edhe mua një kërcenim i tërthortë dhe poshtanik, më datë 28 qershor nga fb me emrin “Emiljano Pjetri”, pra me gjasë i njëjti kërcënues.

Nuk kam dashur ta bëj publik duke më mjaftuar të kuptoj se në ç’frymë u përgatit 30 qershori i Edi Ramës.

Ndonëse e di që për mbrojtjen time dhe të të mijve nuk mobilizohet ndonjë “gardë”, po e bëj publik tani së paku si të fala për ministrin Lleshi që ruan gazin lotsjellës.,”– shkruan Aurel Plasari në statusin e tij.

Një person me iniciale E.P., nga Shkodra ka kërcënuar se do ta vriste Zgurin dhe familjen e tij. Në Facebook-un e kreut të KQZ-së ka mbërritur mesazhi: “O m*t, do të vras ty edhe familjen.”

Pas këtyre kërcënimeve, Zguri është marrë në mbrojtje së bashku me familjen.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aurel plasari kercenohet aurel plasari kercenohet klement zguri aurel plasari kercenohet aurel plasari kercenohet klement zguri

Sondazh

Poll