Politike

Shifrat rrëzojnë socialistët, fituesit e 2019-ës kanë marrë mijëra vota më pak se kryebashkiakët demokratë

5 Korrik 2019, 14:37 Nga DOSJA
Shifrat rrëzojnë socialistët, fituesit e 2019-ës kanë

TIRANË- Pas zgjedhjeve të 30 qershorit, kryebashkiakët opozitarë kanë deklaruar se do të qëndrojnë në zyrë, duke mos njohur të zgjedhurit e rinj. Veç mosnjohjes së zgjedhjeve, demokratët thonë se fituesit socialistë kanë marrë vota shumë më pak se sa vetë kryebashkiakët opozitarë në vitin 2015. Por çfarë thonë shifrat?

Duke krahasuar të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të vitit 2015 dhe 2019, rezulton se asnjë fitues socialist nuk ka arritur të marrë vota më shumë se sa kryebashkiakët në largim që kërkojnë tu zënë zyrat.

Duke filluar që nga Shkodra, Valdrin Pjetri ka marrë 22 213 vota më pak se sa Voltana Ademi. Po ashtu dhe Mark Babani në Vaun e Dejës që pritet të zërë karrigen e Zef Hilës, ka marrë 3 530 vota më pak se sa paraardhësi. E njëjta situatë është dhe në Tropojë, ku kandidati i socialistëve Rexh Byberri ka marrë 2 274 vota më pak se kryebashkiaku aktual demokrat Besnik Dushaj.

Edhe Safet Gjici në Kukës ka arritur rezultat më të dobët se demokrati Bashkim Shehu, plot 3 302 vota më pak. 8 503 vota më pak se Fran Frrokaj ka marrë edhe Pjerin Ndreu në Lezhë. Ndonëse pa rival në garë, kandidati i socialistëve në Vorë, Agim Kajmaku, ma marrë 1 975 vota më pak se sa kryebashkiaku aktual demokrat Fiqiri Ismaili.

Diferencë të thellë ka edhe Rakip Suli me Xhelal Mziun në Kamëz. Demokrati e ka marrë zyrën me 14 227 vota më shumë sesa ka marrë kandidati socialist tani. Edhe kryebashkiakët e LSI-së janë në avantazh ndaj fituesve socialistë. Ervin Demo ka në berat 5067 vota më pak se aktuali Petrit Sinaj, ndërsa në Skrapar kandndiati socialist ka  2,203 vota më pak.

SHIFRAT E PLOTA

SHKODËR           

Valdrin Pjetri 16,534       

Voltana Ademi 38,747   

Diferenca 22, 213

VAU I DEJËS       

Mark Babani 6,223          

Zef Hila 9,853    

Diferenca 3,530

TROPOJË

Rexh Byberi 3,538           

Besnik Dushaj 5,812

Diferenca 2,274

KUKËS  

Safet Gjici 10,001             

Bashkim Shehu 14,303  

Diferenca 3,302                                                                

LEZHË   

Pjerin Ndreu 12,922       

Fran Frrokaj 21,425         

Diferenca 8,503                

VORË    

Agim Kajmaku 6,208      

Fiqiri Ismaili 8,183            

Diferenca 1,975

KAMËZ

Rakip Suli 10,096              

Xhelal Mziu 24,323          

Diferenca  14,227

BERAT  

Ervin Demo 14,963          

Petrit Sinaj 19,030

Diferenca 5,067

SKRAPAR            

Adriatik Memaj 4,681     

Nesim Spahiu 6,884        

Diferenca 2,203

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kryebashkiaket e ps shifrat e zgjedhjeve shifrat rrëzojnë socialistët zgjedhjet e 30 qershorit kryebashkiaket e ps shifrat e zgjedhjeve shifrat rrëzojnë socialistët zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll