Bota

Ukraina: Ofensiva ruse është ngadalësuar, forcat e tyre po shkojnë drejt Kievit

28 Shkurt 2022, 08:38 Nga DOSJA
Ukraina: Ofensiva ruse është ngadalësuar, forcat e tyre po

UKRAINË Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës u shpreh se forcat ruse kanë ngadalësuar ofensivën e tyre, por ende po avancojnë drejt kryeqytetit Kiev. Nga ana tjetër, ushtria ukrainase akuzon palën ruse se po qëllon me raketa në objekte civile. Në deklaratë shtohet se ushtria ruse po godet çdo objekt ushtarak dhe civil anembanë vendit.

“Gjatë operacionit të sulmit ajror, armiku vazhdoi të godasë aeroportet civile dhe ushtarake, pika të komandës, sisteme të mbrojtjes ajrore, infrastrukturë të rëndësishme, qendra të banuara dhe njësi të armatosura. Në shkelje të normave ndërkombëtare, pushtuesit kanë hedhur raketa në Zhitomir dhe çerniv”, thuhet në njoftimin e forcave të armatosura ukrainase.

Dje, Ukraina pranoi të padisë Rusinë për krime luftë në Gjykatën e Hagës.

LAJMI KRYESOR: Dita e 5/ Vijon lufta në Ukrainë, priten bisedime Moskë-Kiev (ZHVILLIME+HARTA)

Burimi: CNN

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll