Bota

Lufta e përgjakshme me Rusinë, Von der Leyen: Ukraina i takon Bashkimit Europian

28 Shkurt 2022, 07:37 Nga DOSJA
Lufta e përgjakshme me Rusinë, Von der Leyen: Ukraina i takon

BRUKSEL – Ukraina i përket Bashkimit Evropian dhe blloku do të donte ta shihte atë si pjesë të tij, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për televizionin Euronews.

“Në të vërtetë, me kalimin e kohës, ata na përkasin neve. Ata janë një prej nesh dhe ne i duam ata”, tha von der Leyen.

Komentet pasojnë një votim historik të 27 vendeve të BE-së, për furnizimin me armë të Ukrainës.

Ukraina është nën pushtimin e plotë të forcave ruse qysh më 24 shkurt.

Shteti rus kundërshton integrimin e saj në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Ukraina në NATO do të ishte “kërcënim ekzistencial” për Rusinë, ka thënë presidenti rus, Vladimir Putin.

Kur ka dhënë urdhrin për pushtim, Putin ka thënë se ka autorizuar “një operacion të posaçëm ushtarak” për të “çmilitarizuar” Ukrainën.

Paraprakisht, ai i ka shpallur të pavarura dy rajone separatiste në lindje të Ukrainës.

Në vitin 2014, Rusia ka aneksuar edhe Gadishullin ukrainas të Krimesë dhe ka nxitur lëvizjen separatiste në Ukrainën lindore.

Perëndimi i ka dënuar ashpër veprimet e Rusisë, duke i cilësuar si shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.

LAJMI KRYESOR:

Marrë nga REL

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll