Bota

Rusia pushton një tjetër qytet ukrainas, merr kontrollin e Berdyanskut

28 Shkurt 2022, 07:08 Nga DOSJA
Rusia pushton një tjetër qytet ukrainas, merr kontrollin e Berdyanskut

UKRAINË– Qyteti bregdetar jugor i Ukrainës, Berdyansk, është tani nën kontrollin rus. Lajmi konfirmohet nga kreybashkiaku i këtij qyteti i cili ka bërë të ditur se trupat ruse kanë hyrë në qytet rreth orës 15:50 me orën lokale të së dielës dhe u panë duke lëvizur në qendër pak më vonë.

Ushtarët hynë në bashkinë e qytetit në orën 20:00. Rusët, tha ai, “na informuan se të gjitha ndërtesat administrative ishin nën kontrollin e tyre dhe se ata po kontrollonin ndërtesën e komitetit ekzekutiv. Por nën kontrollin e njerëzve të armatosur, unë e konsideroj këtë propozim të papranueshëm. Kështu ne, si të gjithë anëtarët e shtabit operativ, u larguam nga ndërtesa e komitetit ekzekutiv,” tha ai.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Dita e pestë e ushtarëve rus në Ukrainë! Sot bisedime mes Moskës dhe Kievit

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll