Bota

Kievi del nga shtetrrethimi! Ukrainasit mbajnë kontrollin e kryeqytetit

28 Shkurt 2022, 06:47 Nga DOSJA
Kievi del nga shtetrrethimi! Ukrainasit mbajnë kontrollin e kryeqytetit

KIEV– Banorët e kryeqytetit ukrainas janë të lirë të largohen nga strehimoret nëntokësore ku kanë qëndruar, pasi shtetrrethimi i vendosur gjatë fundjavës është hequr. Dyqanet ushqimore do të lejohen të hapen dhe transporti publik do të fillojë të funksionojë, megjithëse trenat e metrosë do të lëvizin shumë më rrallë se zakonisht. Fundjava pati shpërthime të përsëritura, ato dukej se ishin të përqëndruara kryesisht në periferi të Kievit qendror, ndërsa kryeqyteti vijon të mbetet në duart e Ukrainës.

Zyrtarët e Kievit kanë paralajmëruar se lufta është larg përfundimit, pasi betejat në rrugë vazhdojnë pothuajse në çdo lagje të qytetit.

Ora policore do të fillojë sërish në orën 22:00 dhe do të zgjasë deri në orën 7 të mëngjesit nesër. Banorët janë këshilluar që të mos largohen nga shtëpitë dhe strehimoret e tyre gjatë ditës nëse nuk është absolutisht e nevojshme.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Dita e pestë e ushtarëve rus në Ukrainë! Sot bisedime mes Moskës dhe Kievit

(A.B)/;Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll