Bota

Lufta me Rusinë, Zelenskyy: Na presin 24 orë vendimtare

28 Shkurt 2022, 06:55 Nga DOSJA
Lufta me Rusinë, Zelenskyy: Na presin 24 orë vendimtare

UKRAINË– Presidenti i Ukrainës, Volodymyr ZelenskYy, tha se 24 orët e ardhshme do të jenë kritike për Ukrainën, pasi luftimet me forcat ruse janë po shtrihen në të gjithë vendin. ZelenskYy i bëri komentet gjatë një bisede telefonike me kryeministrin britanik, Boris Johnson. Johnson lavdëroi udhëheqjen e ZelenskyYt derisa vendi i tij po lufton me forcat pushtuese ruse.

“Presidenti Zelenskyy tha se besonte se 24 orët e ardhshme ishin një periudhë vendimtare për Ukrainën dhe kryeministri tha se do të bënte gjithçka që mundej për të ndihmuar në sigurimin e ndihmës mbrojtëse nga Britania e Madhe dhe aleatët që të arrinin në Ukrainë”.

Ai tha se Mbretëria e Bashkuar do të bëjë gjithçka të mundur, për të siguruar që ndihma mbrojtëse nga Britania dhe aleatët e saj të arrijë në Ukrainë. Gjatë natës së djeshme u regjistruan shpërthime në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, dhe zonat përqark.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Dita e pestë e ushtarëve rus në Ukrainë! Sot bisedime mes Moskës dhe Kievit

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi volodymyr zelensky lufta ukraine-rusi volodymyr zelensky

Sondazh

Poll