Bota

Bisedimet Moskë-Kiev, delegacioni ukrainas mbërrin në Bjellorusi

28 Shkurt 2022, 07:07 Nga DOSJA
Bisedimet Moskë-Kiev, delegacioni ukrainas mbërrin në Bjellorusi

BJELLORUSI – Delegacioni ukrainas mbërriti para disa minutash në Bjellorusi për të nisur bisedimet me palën ruse me qëllim mbylljen e konfliktit ushtarak mes palëve, e cila vazhdon prej 5 ditësh. Lajmi u dha nga media bjelloruse “Nexta”. Bisedimet do të nisin pas një ore.

“Delegacioni ukrainas është në territorin e Bjellorusisë në rrugën drejt vendit ku do të mbahen bisedimet”, raporton media bjelloruse.

The #Ukrainian delegation is on the territory of #Belarus, on its way to the negotiating venue.

— NEXTA (@nexta_tv) February 28, 2022

Vendi i takimit është rezidenca në rajonin Pripyat. Në këtë takim nuk merr pjesë presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, i cili ka thënë se konflikti mes palëve do të vazhdojë.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Dita e pestë e ushtarëve rus në Ukrainë! Sot bisedime mes Moskës dhe Kievit

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll