Bota

Inteligjenca ukrainase: Bjellorusia do t’i bashkohet Rusisë, Biden na informoi

28 Shkurt 2022, 06:25 Nga DOSJA
Inteligjenca ukrainase: Bjellorusia do t’i bashkohet Rusisë, Biden na

UKRAINË– Inteligjenca ukrainase mendon se Bjellorusia do t’i bashkohet Rusisë në pushtimin e tyre. Ukraina mendon se Bjellorusia është në “gatishmëri për të marrë pjesë në mënyrë të drejtpërdrejtë” në pushtimin e Rusisë, “përveç lejimit të rusëve të përdorin territorin e tyre si dhe duke i lënë ata të kalojnë kufirin” në Ukrainë, tha një zyrtar i qeverisë ukrainase për CNN.

Një burim i dytë i afërt me qeverinë ukrainase i tha CNN se përveç inteligjencës ukrainase, administrata Biden i ka përcjellë gjithashtu Kievit se Bjellorusia po përgatitet të pushtojë.

ëashington Post fillimisht raportoi se Bjellorusia po përgatitej të dërgonte ushtarë në Ukrainë, duke cituar një zyrtar të administratës amerikane. Bjellorusia është një aleat i Rusisë dhe po përdoret si një pikë nisjeje për trupat ruse në Ukrainë.

Zyra e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky tha se presidenti i Bjellorusisë Aleksander Lukashenko telefonoi homologun e tij ukrainas të dielën.Mendimi i Bjellorusisë për pushtimin: Lukashenko tha javën e kaluar se trupat bjelloruse mund t’i bashkohen pushtimit “nëse bëhet e nevojshme”.

Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të komentojë.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Dita e pestë e ushtarëve rus në Ukrainë! Sot bisedime mes Moskës dhe Kievit

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll