Sport

“Më dhemb zemra, s’të harroj kurrë”, e dashura e futbollistes shqiptare përlot rrjetin pas mbytjes së saj (Foto)

5 Korrik 2019, 14:43 Nga DOSJA
“Më dhemb zemra, s’të harroj kurrë”, e dashura

E dashura e futbollistes shqiptare Florijana Ismaili e cila u gjet e mbytur në liqenin e Comos ka përlotur rrjetin me një dedikim. Në një postim në rrjetet sociale Melanie Myler shkruan se Ismaili i mungon shumë dhe se nuk mund ta përshkruajë dot dhimbjen e saj.

“Nuk mund të gjej fjalë që të përshkruajnë atë që unë ndjej dhe nuk mund të përshkruaj si ndihem pa ty, pa më të mirën time, pa gjysmën time, pa dashurinë time, pa gjithçka timen.

 Jo, jo, jo askush në këtë botë nuk mund të përshkruajë se sa shumë të dua. Më mungon shumë dhe më dhemb shumë zemra. Luvi. Faleminderit për çdo moment që kam jetuar me ty. Nuk do të të harroj kurrë. Të dua,”– shkruan Myler krahas një fotoje ku dy vazjat shihen mjaft të lumtura.

Futbollistja shqiptare humbi jetën pak ditë më parë. 24-vjeçarja u shpall e zhdukur në fund të muajit qershor dhe pas disa ditësh u gjet e mbytur në liqenin e Komos.

Florijana ishte kapitenia e Jang Bojsit dhe prej disa kohësh kishte nisur një lidhje sentimentale me futbollisten tjetër Melanie Myler.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport florijana ismaili melanie myler vdekja e futbollistet shqiptare florijana ismaili melanie myler vdekja e futbollistet shqiptare

Sondazh

Poll