Sport

Inter kërkon largimin e Icardit, Juve mund ta bëjë të tijin me çmim okazion

3 Korrik 2019, 18:30 Nga DOSJA
Inter kërkon largimin e Icardit, Juve mund ta bëjë të tijin

Kanë qenë të shumta shkrimet e mediave mbi largimin e Icardit nga Interi, por deri më tani asgjë s’ka rezultuar të jetë e vërtetë. Aq sa Icardi vetëm para pak kohësh deklaroi pulbikisht se kishte vendosur për të ardhmen e tij, dhe ajo ishte në Milano.

 

 

Siccome negli ultimi tempi gli organi di stampa hanno riportato notizie che non rispecchiano il mio pensiero e la mia volontà, ci tengo ad informare i nostri tifosi che ho più volte comunicato alla Società la mia intenzione di rimanere all’Inter. Così da oggi in poi non si creeranno equivoci di nessun genere. Capisco gli interessi della stampa di vendere notizie false ma più che chiarire le cose personalmente non posso fare. Ripeto: ho già espresso all’Inter la volontà di rimanere perché l’Inter è la mia famiglia. Il tempo dirà chi ha detto la verità. Forza Inter, sempre.. #MI9 ⚫️

A post shared by Μαυʀɸ Iϲαʀδι – MI9 (@mauroicardi) on

“Që sot e tutje nuk dëshiroj keqkuptime. I kuptoj qëllimet e shtypit për të publikuar lajme te tilla. E përsëris, i kam komunikuar Interit se dëshira ime është për të qëndruar sepse Interi është familja ime. Koha do të tregojë se kush e ka thënë të vërtetën, “Forza Inter gjithmonë””, shkruante Mauro Icardi në Instagram.

Por as kjo deklaratë e tij dhe as pushimet verore mesa duket nuk ka mjaftuar që palët të qetësohen, përkundrazi, drejtuesit e klubit ziklatër e kanë me nxitim të shesin ish kapitenin e tyre.

Sipas “TuttoSport”, ziklatrit ia kanë bërë të qartë si Icardit ashtu dhe menaxheres së tij, Wanda Nara, se duhet të gjejnë një skuadër të re brenda muajit korrik.

E nga kjo situatë e krijuar në klubin zikaltër, nuk mund të rrijë duarkryq rivali i tyre i “Serie A”, Juventusi. “Zonja e Vjetër”, duke parë edhe dëshirën e lojtarit për të qëndruar në ligën italiane, është e gatshme të bëjë një ofertë për argjentinasin.

Icardi, i cili ka shënuar 124 gola në 219 ndeshje mund të bëjë një dyshe potenciale në sulm me Cristiano Ronaldon dhe për këtë drejtuesit e Juves duhet të vihen në lëvizje.

(a.s/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport icardi largohet nga inter icardi tek juve inter mauro icardi zonja e vjeter icardi largohet nga inter icardi tek juve inter mauro icardi zonja e vjeter

Sondazh

Poll