Sport

Coutinho i thotë “Po” PSG-së, Neymar drejt rikthimit tek Barcelona

3 Korrik 2019, 18:10 Nga DOSJA
Coutinho i thotë “Po” PSG-së, Neymar drejt rikthimit tek

Philippe Coutinho mund të largohet nga Barcelona gjatë merkatos së verës, pas 18 muajve të vështirë në “Camp Nou”, që kur ai është larguar nga Liverpool.

Edhe pse i pranishëm në “Copa América”, e përditshmja spanjolle, Sport, raporton se Philippe Coutinho ia ka bërë të ditur drejtuesve të Paris Saint-Germain, nëpërmjet menaxherit të tij, se është i gatshëm t’i bashkohet skuadrës franceze këtë verë. Kjo i jep edhe më shumë shance kthimit të Neymar në Barcelonë.

Coutinho, i cili u transferua te katalunasit në fillimin e vitit të kaluar për 162 milionë euro, nuk ka arritur të përshtatet me lojën e tyre. Barcelona e mori atë për të zëvendësuar Neymar-in i cili gjithashtu shkoi tek PSG-ja. Por dëshira e tij që të “kthehet sërish aty prej ku nuk duhej të largohej” po bën që bashkëkombasi i tij të bëhet sërish zëvendësues për të.

Gjatë javëve të fundit është spekuluar nëpër media se Barcelona dëshiron me ngulm kthimin e Neymarit në skuadër, por përveç parave, PSG-ja kërkon edhe lojtarë në marrëveshjen për shitjen e brazilianit.

Se sa do realizohet ky shkëmbim mbetet për tu parë, por një gjë duket e sigurtë, që Coutinho nuk do jetë për një kohë të gjatë me ekipin blaugran.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport barcelona coutinho largohet nga barcelona cutinho tek psg neymar philippe coutinho barcelona coutinho largohet nga barcelona cutinho tek psg neymar philippe coutinho

Sondazh

Poll