Sport

Argjentina dështon sërish në “Copa América”, Messi gjen fajtorin

3 Korrik 2019, 12:34 Nga DOSJA
Argjentina dështon sërish në “Copa América”,

Mes zhgënjimit për dështimin e radhës me përfaqësuesen e Argjentinës, Lionel Messi u shfaq mjaft kritik ndaj gjyqtarit ekuadorian Zambrano në përfundim të gjysmëfinales me Brazilin në Kupa Amerika. Lionel Messi bën fajtor gjyqtarin e takimit për eliminim e Argjentinës nga Kupa e Amerikës.

Në një intervistë pas përfundimit të ndeshjes Messi kritikoi vendimin e arbitrit i cili nuk akordoi penallti ndaj Agueros para se Firmino të shënonte në minutën e 71.

“Ata nuk ishin më të mirë se ne. Ata shënuan në fillim dhe goli i dytë erdhi pasi një penallti nuk u akordua ndaj Agueros”, – tha Messi.

“Arbitrat në shumë raste nuk e shikonin fare VAR-in dhe kjo është e papranueshme. Ata favorizuan më shumë Brazilin dhe kjo ndikoi në lojën tonë. Gjithsesi ne bëmë një lojë të mrekullueshme” – u shpreh ai.

Brazili tashmë ka kaluar në finale dhe pret fituesen e çiftit Kili-Peru, e cila luhet sonte në mesnatë.

(a.s/ dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport brazil argjentine leo messi lionel messi brazil argjentine leo messi lionel messi

Sondazh

Poll