Sport

Kupa e Amerikës/ Gjysmë finalja Kili-Peru sjell surpriza

4 Korrik 2019, 09:58 Nga DOSJA
Kupa e Amerikës/ Gjysmë finalja Kili-Peru sjell surpriza

Kupa e Amerikës nuk di të ndalet me surpriza. Peruja shkatërron 3-0 Kilin në gjysmë finalen e dytë.

Kualifikimi i Perusë nuk pritej pasi Kili ishte një pretendet i fortë për finale, por as rastet e shumta,  gjuajtjet në portë, kontrolli i topit nuk e ndihmuan skuadrën e drejtuar nga Rikardo Gareca të shkonte në finale për t’u përballur më Brazilin.

Peruja e kishte më të thjeshtë pasi fati ishte me të gjatë gjithë lojës, ku me tre gjuajte në portë arrin të shënoj tre gola. Kjo lojë tregon se kishte më shumë fat se teknikë.

20 minuta lojë për Flores që të zbllokojë rezultatin. Në vijim të lojës munguan rastet por jo goli. Portjeri i Kilit Arias gaboi në një dalje dhe e la portën e boshatisur, të cilën e shfrytëzoi Jotun duke shënuar golin e dytë dhe duke mbyllur pjesën e parë me rezultatin 2-0.

As filimi i pjesës së dytë nuk e ndihmoi Kilin. Ishin minutat shtesë që i dhanë edhe golin e tretë Perusë  nga Guerreros për të mbyllur  një gjysëm finale me rezultatin 3-0.

Peruja pas kësaj fitoreje spektakolare kalon në finale për t’u përballur me Brazilin, që surprizoi me fitoren 2-0 ndaj Argjentinës së Leo Mesit. Mesa duket nuk ka mjaftuar talenti i sulmuesit më të mirë në botë për të përballuar fuqinë e Brazilit.

Finalja e madhe Brazil -Peru do të jetë përballja e parë pas 44 vitesh të këtij kompeticioni.

(D.K/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport gjysmë finalja peru-kili kupa e amerikës lojtari i perus edison flores lojtari i perus guerreros lojtari i perus jotun portjeri i kilit gabriel arias gjysmë finalja peru-kili kupa e amerikës lojtari i perus edison flores lojtari i perus guerreros lojtari i perus jotun portjeri i kilit gabriel arias

Sondazh

Poll