Bota

Greqia ndihmon Ukrainën! Dërgon aeroplanët ushtarakë C-130 dhe ndihma humanitare

27 Shkurt 2022, 09:17 Nga DOSJA
Greqia ndihmon Ukrainën! Dërgon aeroplanët ushtarakë C-130

GREQI– Shteti fqinj, Greqia do të dërgojë ndihmë në Ukrainë. Ditën e sotme u zhvillua një mbledhje në Pallatin Maksimos, në drejtimin e nën kryeministrit, Kyriakos Mitsotakis, me pjesëmarrjen e ministrit të Mbrojtjes Kombëtare, Nikos Panagiotopoulos dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Konstantinos Floros.

‘Cnn.gr‘ raporton se në fund të mbledhjes, u ra dakord që Greqia t’i përgjigjet kërkesës së Ukrainës. Kështu duke shprehur solidaritetin me atë që po ndodh pas bombardimeve ruse, Greqia do të dërgojë dy aeroplanë ushtarët C-130.

Gjithashtu gjatë ditës do të dërgohen ndihma të konsiderueshme humanitare, të cilat do të shoqërohen nga zëvendësministri i Mbrojtjes Kombëtare, Nikos Hardalias.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Trupat ruse futen në Kharkiv, Putin kërkon bisedime në Bjellorusi, Zelenskiy refuzon

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota

Sondazh

Poll