Bota

‘Mund të bisedojmë në Minsk’/ Zelenskiy i vendos KUSHTE Putin: Nuk negociojmë në Bjellorusi

27 Shkurt 2022, 08:14 Nga DOSJA
‘Mund të bisedojmë në Minsk’/ Zelenskiy i vendos

UKRAINË-Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy ka refuzuar ofertën e Rusisë duke thënë se bisedimet në Minsk mund të ishin të mundshme nëse Rusia nuk do të kishte sulmuar Ukrainën nga territori bjellorus. Ai e la të ‘hapur derën’ për negociata në vende të tjera.

Nëse nuk do të kishte pasur veprime agresive nga territori juaj, ne mund të bisedonim në Minsk… qytetet e tjera mund të përdoren si vend për bisedime. Sigurisht që ne duam paqe, duam të takohemi, duam që lufta të përfundojë. Varshavë, Bratislavë, Budapest, Stamboll, Baku, ua kemi ofruar rusëve. Çdo qytet tjetër do të na përshtatet gjithashtu në një vend, nga territori i të cilit nuk lëshohen raketa ndaj nesh. Vetëm kështu negociatat mund të jenë të ndershme dhe mund t’i japin fund luftës“, tha Zelenskiy.

Rusia tha mëngjesin e sotëm se një delegacion ka mbërritur në Bjellorusi për bisedime me Ukrainën.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Trupat ruse futen në Kharkiv, Putin kërkon bisedime në Bjellorusi, Zelenskiy refuzon

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll