Bota

Kundër Putin! Rumania, Finlanda dhe Irlanda bllokojnë fluturimet ruse

27 Shkurt 2022, 08:51 Nga DOSJA
Kundër Putin! Rumania, Finlanda dhe Irlanda bllokojnë fluturimet ruse

RUMANI– Rumania, Finlanda dhe Irlanda kanë mbyllur hapësirën ajrore për aeroplanët komercialë rusë, pas pushtimit të Rusisë në Ukrainë.

Leja për kalime ajrore dhe aterrime të kompanive ruse do të pezullohet, sipas qeverive të këtyre shteteve. Vetëm fluturimet e lidhura me ndihmë humanitare apo urgjenca tjera do të përbëjnë përjashtim.

Edhe shtete tjera të Bashkimit Evropian, përfshirë Poloninë, Republikën Çeke dhe Bullgarinë, tashmë kanë mbyllur hapësirat e tyre ajrore për kompanitë ruse. Gjermania po përgatitet për të vepruar njëjtë.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Trupat ruse futen në Kharkiv, Putin kërkon bisedime në Bjellorusi, Zelenskiy refuzon

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll