Bota

S’bën asnjë hap pas/ Putin: Nderoj ato që po luftojnë heroikisht në këtë operacion

27 Shkurt 2022, 08:30 Nga DOSJA
S’bën asnjë hap pas/ Putin: Nderoj ato që po luftojnë

RUSI– Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë një fjalim të shkurtër televiziv këtë mëngjes, duke komentuar luftën që po vijon që nga dita e premte. Putin iu referua pushtimit rus të Ukrainës si një “operacion special për të ofruar ndihmë për Republikat popullore të Donbasit” dhe përshëndeti “heroizmin” e forcave speciale ruse që luftojnë në Ukrainë.

Interfax‘ raporton se Putin ka thënë: “I bëj një nderim të veçantë atyre që kryejnë heroikisht detyrën e tyre ushtarake gjatë operacionit special për të ofruar ndihmë për Republikën popullore të Donbasit këto ditë”.

Sot është dita e katërt e luftës në Ukrainë, që kur forcat ushtarake ruse hynë në vend me tanke e armë. Sot në mëngjes, trupat ruse hynë në Kharkov, ku po zhvillohen beteja në rrugë dhe shkëmbime zjarri.

Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Kanadaja kanë bllokuar bankat ruse nga transaksionet ndërbankare (sistemi SWIFT) , ndërsa Gjermania ka lejuar dërgesat e armëve në Ukrainë për të forcuar forcat ushtarake që po i rezistojnë pushtimit rus.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Trupat ruse futen në Kharkiv, Putin kërkon bisedime në Bjellorusi, Zelenskiy refuzon

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi putin lufta ukraine-rusi putin

Sondazh

Poll