Aktualitet

Pse e vranë ish-ushtarakun? E masakruan në shtëpinë e tij, Policia dyshime për borxhe droge

26 Shkurt 2022, 14:13 Nga DOSJA
Pse e vranë ish-ushtarakun? E masakruan në shtëpinë e tij,

VLORË– Vazhdojnë hetimet për shkakun e vrasjes së ish-ushtarakut Altin Alikaj në Vlorë, i cili gjet i vdekur në banesën e tij më 19 shkurt. Policia e Vlorës njoftoi sot se ka arrestuar dy persona për vrasjen: Shazi Ahmetajt nga Kolonja e Lushnjës si autor dhe Mateo Kiptiun, i cili dyshohet se ka ndihmuar Ahmebajn.

Megjithatë nuk dihet përse ka ndodhur vrasja. Deri më tani, pista kryesore për kryerjen e krimit mendohet të jetë prishja e pazareve të drogës, pasi i ndjeri sipas familjes ishte konsumues i lëndëve narkotike. Por gjithashtu nuk përjashtohet as pista e një borxhi si rrjedhojë e lëndëve narkotike, pasi viktima Altin Alikaj kohët e fundit ishte parë të kishte një shumë të konsiderueshme lekësh nëpër duar, që nuk ishte e zakonshme për të.

Dyshohet se ai ka pasur një sasi lënde narkotike që e ka shitur dhe më pas nuk ia ka kthyer paratë e borxhit, Shazi Ahmetajt. Për më tepër, ky i fundit ka qenë i dënuar më parë për trafik lëndësh narkotike, por edhe sot që u vendos në pranga nga Policia e Shtetit, kishte me vete heroinë.

SHIKO EDHE KËTË:

Zbardhet vrasja e ish-ushtarakut në Vlorë! Arrestohet 23-vjeçari dhe shoku që e ndihmoi

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet altin alikaj mateo kiptiu shazi ahmetaj vritet altin alikaj altin alikaj mateo kiptiu shazi ahmetaj vritet altin alikaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Shkurt 2022, 13:57

“Big Shqipëria? Histori të rreme? Jo më”

TIRANË-“Histori të rreme? Jo më”, kështu është vulosur këtë javë historia ndoshta më e shpejtë e dashurisë… po flasim për Donald dhe Beat...