Aktualitet

Vdekja e kamarierit në “Fish City” në tetor 2021, arrestohet shoku i Erjon Llapushit (EMRI)

26 Shkurt 2022, 15:44 Nga DOSJA
Vdekja e kamarierit në “Fish City” në tetor 2021,

KORÇë – Policia e Maliqit prangosi sot 34-vjeçarin Luan Dulellarin. Personi në fjalë akuzohet se ka ndihmuar Erjon Llapushin, 33-vjeçari i cili rrahu për vdekje kamarierin Gazment Kurmaku në lokalin “Fish City” në Labinot. Dulellari akuzohet se ka përkrahur Llapushin të largohet dhe të fshihet pas ngjarjes së rëndë. Arrestimi i tij erdhi pasi Gjykata e Elbasanit caktoi masën arrest me burg për Luan Dulellarin.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 02.10.2021, në një lokal në fshatin Labinot Fushë, Elbasan, ku mbeti i vrarë shtetasi G.K.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Korçë dhe Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, bënë të mundur ndalimin e shtetasit në kërkim L. D., 34 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e datës 07.10.2021, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 02.10.2021, në fshatin Labinot Fushë, Elbasan, ku në ambientet e një lokali, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. Ll., 33 vjeç, ka goditur me grushte dhe sende të forta shtetasin G. K., i cili për pasojë gjeti vdekjen.

Veprimet e mëtejshme në lidhje me këtë rast, do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan.

Në 2 tetor 2021, Erjon Llapushi rrahu me grushta dhe sende të forta kryekamarierin e lokalit “Fish City” Gazment Kurmaku. Konflikti nisi pasi Kurmaku i tha Llapushit se tavolina ku ishte ulur ishte e rezervuar. Pamjet e kamerave të brendshme të lokalit treguan se si 33-vjeçari Llapushi godet kryekamarierin dhe më pas largohet nga vendngjarja. 50-vjeçari Kurmaku përplasi kokën në shtresë betoni dhe ra në koma. Pas disa ditësh, ai ndërroi jetë.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet erjon llapushi gazment kurmaku erjon llapushi gazment kurmaku

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Shkurt 2022, 13:57

“Big Shqipëria? Histori të rreme? Jo më”

TIRANË-“Histori të rreme? Jo më”, kështu është vulosur këtë javë historia ndoshta më e shpejtë e dashurisë… po flasim për Donald dhe Beat...