Bota

E PAPRITUR! Vuçiç i “kthen shpinën” Putin: Njohim integritetin territorial të Ukrainës

25 Shkurt 2022, 17:31 Nga DOSJA
E PAPRITUR! Vuçiç i “kthen shpinën” Putin: Njohim

BEOGRAD– Serbia jep mbështetje të plotë për ruajtjen e integritetit territorial të Ukrainës por nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në një deklaratë drejtuar qytetarëve nga pallati i Serbisë për situatën e luftës në Ukrainë dhe Ballkanin Perëndimor. Gjatë fjalës së tij, Vuçiç tha se e njihte integritetin territorial të Ukrainës, duke dalë kështu kundër planit rus për pushtimin e vendit dhe mikut të tij, presidentit Vladimir Putin. Mesa duket presidenti serb ka vendosur që ta “mbajë mirë” duke mos pranuar as që t’i vendosë sanksione Rusisë.

“Ditët e vështira janë prapa nesh për të gjithë botën, e veçanërisht të vështira për ne në Serbi. Nuk do të jetë më e lehtë për ne në ditët në vijim. Ne u përpoqëm të mbajmë një qëndrim të unifikuar për çështjen e krizës në Ukrainë dhe lëvizjet që do të ndërmarrim. U përballëm me kontradikta dhe presione të shumta. Përkundër kësaj, ne e morëm vendimin me ‘kokë të ftohtë’sepse për këtë jemi zgjedhur dhe në përputhje me interesat e Serbisë. Serbisë i vjen keq për gjithçka që po ndodh në Evropën Lindore. Serbia i konsideron Ukrainën dhe Rusinë si vendet e saj mike. Serbia mbetet e përkushtuar ndaj ligjit ndërkombëtar dhe respektimit të integritetit territorial. Ne respektojmë integritetin territorial të shteteve sovrane dhe, ashtu siç është e angazhuar për ruajtjen e kufijve të saj, është gjithashtu e përkushtuar të respektojë të gjitha shtetet e tjera të njohura ndërkombëtarisht. Serbia mbështet plotësisht ruajtjen e integritetit territorial të Ukrainës. Serbia beson se ruajtja e paqes dhe stabilitetit në rajon është një interes kyç dhe jetik i qytetarëve serbë. Serbia beson se në këtë moment nuk është në interesin e saj të vendosë sanksione ndaj asnjë vendi, përfshirë Rusinë,”-tha ai ndër të tjera.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare e mbylli mbledhjen pak para orës 17:00 dhe para se të dilte për mediat, Vuçiç kishte dy ditë që zhvillonte takime edhe me gjeneralët e luftës. Po ashtu, edhe sot u takua me kreun e klerit, Patriarkun Porfirijo.

SHIKO EDHE KËTË:

I ktheu shpinën Rusisë! Sherr mes Vuçiç e Daçiç, kryeparlamentari: Hiq pjesën e Ukrainës

LAJMI KRYESOR: LUFTA! Rëndohet BILANCI në Ukrainë, rreth 200 viktima, Zelensky: Kemi vrarë 800 ushtarë rusë

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic lufta ukraine-rusi aleksander vucic lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll