Bota

I ktheu shpinën Rusisë! Sherr mes Vuçiç e Daçiç, kryeparlamentari: Hiq pjesën e Ukrainës

25 Shkurt 2022, 17:51 Nga DOSJA
I ktheu shpinën Rusisë! Sherr mes Vuçiç e

BEOGRAD– Mbledhja e Komisionit të Sigurisë në Serbi është zhvilluar me debate mes politikanëve. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në një deklaratë për shtyp tha se se e njihte integritetin territorial të Ukrainës, por gjithashtu nuk ka pranuar as që t’i vendosë sanksione Rusisë. Në seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç, ka kërkuar që të fshihen pjesë të tëra që i referohen mbështetjes për integritetin territorial të Ukrainës. 

Sipas “Blic”, Daçiç është shprehur i zemëruar dhe i ka kërkuar presidentit që të veprojë siç i kërkon, megjithatë hasi rezistencë. 

“Je shumë i vrazhdë,”-iu përgjigj Vuçiç ndër të tjera. E gjithë kjo po ndodh në seancën që i paraprin takimit të Vuçiçit me Patriarkun Porfirijo dhe më pas fjalimin e paralajmëruar qytetarëve për situatën në Ukrainë dhe rajon. Ajo u kryesua nga presidenti serb Vuçiç dhe morën pjesë kryetari i parlamentit Ivica Daçiç, kryeministrja Ana Brnabiç, ministrat e mbrojtjes Nebojsha Stefanoviç, ministrja e Drejtësisë Maja Popoviç, ministri i Financave Sinisha Mali dhe përfaqësues të Ushtrisë dhe Policisë.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare e mbylli mbledhjen pak para orës 17:00 dhe para se të dilte për mediat, Vuçiç kishte dy ditë që zhvillonte takime edhe me gjeneralët e luftës. Po ashtu, edhe sot u takua me kreun e klerit, Patriarkun Porfirijo.

SHIKO EDHE KËTË:

E PAPRITUR! Vuçiç i “kthen shpinën” Putin: Njohim integritetin territorial të Ukrainës

LAJMI KRYESOR: LUFTA! Rëndohet BILANCI në Ukrainë, rreth 200 viktima, Zelensky: Kemi vrarë 800 ushtarë rusë

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic ivica dacic lufta ukraine-rusi aleksander vucic ivica dacic lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll