Bota

Lufta Ukrainë-Rusi, Blinken: Putin mund të shkojë përtej Kievit

25 Shkurt 2022, 07:26 Nga DOSJA
Lufta Ukrainë-Rusi, Blinken: Putin mund të shkojë përtej

UASHINGTON – Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken tregoi se Rusia po synon të kapë Kievin dhe më pas të shtrijë kontrollin në qytetet e tjera kryesore të vendit. Në një intervistë për “abc News”, shefi i diplomacisë amerikane theksoi se presidenti rus Vladimir Putin synon të rrëzojë qeverinë ukrainase. Ai shtoi se NATO është e vendosur të mbrojë çdo centimetër territor të hapësirës së saj.

“Jam i bindur se ai po përpiqet të bëjë këtë gjë. Do të thotë se sulmi ndaj një vendi anëtar të NATO-s është sulm ndaj çdo vendi tjetër të kësaj organizate. Presidenti ka qenë i qartë se ne do të mbrojmë çdo centimetër territor të NATO-s. Plani i Rusisë ka qenë që të vendosë Kievin nën rrezik, të sulmojë kryeqytetin dhe të avancojë në qytetet e tjera kryesore. Ekziston mundësia që Putin të shkojë përtej Ukrainës, por angazhimi ligjor i NATO-s është që mbrojtja të shërbejë si parandalim“, u shpreh kryediplomati amerikan.

LAJMI KRYESOR: Dita e 2 e luftës! Rëndohet BILANCI në Ukrainë, 137 të vrarë, Zelensky kërkon ndihmë

Burimi: WW3 NHK

(d.v/dosja.al)

 

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll