Bota

Meta ndalon dezinformatat nga mediat ruse, Rusia kufizon Facebook

25 Shkurt 2022, 17:44 Nga DOSJA
Meta ndalon dezinformatat nga mediat ruse, Rusia kufizon Facebook

RUSI- Rusia ka kufizuar aksesin në Facebook për shkak të pasojave të sulmit të saj në Ukrainë. The Independent shkruan se ende nuk është e qartë se çfarë do të përfshijnë në të vërtetë ato kufizime – të cilat nuk duket se përbënin një ndalim ose mbyllje totale të faqes në Rusi.

Roskomnadzor, rregullatori i komunikimeve në vend, duket se ka sjellë kufizime në përgjigje të ndryshimeve të bëra nga kompania mëmë e Facebook, Meta. Meta tha se do të etiketojë llogaritë e mediave në pronësi ruse, në atë që tha se ishte një përpjekje për të kufizuar sasinë e dezinformatave në platformën e saj.

Por autoritetet ruse thanë se kufizimet ishin “censurë” dhe akuzuan Facebook për shkelje të të drejtave të njeriut të qytetarëve të saj. Meta ka thënë se po shton një “numër masash” që synojnë të ruajnë platformat dhe përdoruesit e saj të sigurt ndërsa situata në Ukrainë përkeqësohet.

LAJMI KRYESOR: LUFTA! Rëndohet BILANCI në Ukrainë, rreth 200 viktima, Zelensky: Kemi vrarë 800 ushtarë rusë

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota facebook lufta ukraine-rusi roskomnadzor facebook lufta ukraine-rusi roskomnadzor

Sondazh

Poll