Bota

Pas Ukrainës, Rusia paralajmëron: Nëse Finlanda ose Suedia futen në NATO do ketë pasoja

25 Shkurt 2022, 16:48 Nga DOSJA
Pas Ukrainës, Rusia paralajmëron: Nëse Finlanda ose Suedia futen

MOSKË- Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme rus, Maria Zakharova ka paralajmëruar se pranimi i Finlandës ose Suedisë në aleancën e mbrojtjes NATO do të shkaktonte marrjen e masave serioze nga Moska. Gjatë një konference për shtyp në Moskë, Maria Zakharova kërcënoi se nëse ndonjë nga vendet nordike do të kërkonte të bashkohej me aleancën do të sillte pasoja.

“Do të kishte pasoja të rënda ushtarake dhe politike që do të kërkonin që vendi ynë të ndërmarrë hapa reciprokë,”-tha Zakharova, sipas agjensive ruse të lajmeve.

LAJMI KRYESOR: LUFTA! Rëndohet BILANCI në Ukrainë, rreth 200 viktima, Zelensky: Kemi vrarë 800 ushtarë rusë

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi maria zakharova moskë lufta ukraine-rusi maria zakharova moskë

Sondazh

Poll

Bota 25 Shkurt 2022, 15:50

Rusia u pezullua nga Këshilli i Evropës

STRASBURG- Rusia është pezulluar nga Këshilli i Evropës. Lajmi u dha ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio. Këshilli i Evropës u formua pas Luftës së Dytë Bo...